zoom

Lajme

“Deti” kuqezi mahnit edhe vetë UEFA-n, imazhet e miqësisë me tifozërinë kroate bëjnë xhiron e botës

Koreografia e “detit” kuqezi dhe mungesa e incidenteve prej tyre, e shoqëruar me organizimin perfekt të grupit por edhe miqësia dhe paqja që i shoqëron, ka shtangur jo pak edhe vetë UEFA-n.

Kroaci-Shqipëri duhet të ishte sfida më e “zjarrtë” e këtij Evropiani, në tribuna, kjo për faktin pasi ishte një derbi ballkanas, një sfidë mes 2 nga tre përfaqësueset me numrin më të lartë të kërkesave për bileta.

Sigurisht ishte një ndeshje e zjarrtë në fushë dhe në tribuna, por në një tjetër aspekt, dy tifozëritë nuk u kursyen duke mbështetur ekipin e zemër, por nga ana tjetër treguan respekt maksimal edhe për rivalët.

Tifozët dhuruan show para, gjatë dhe pas ndeshjes, një atmosferë fantastike, ku shpesh dy tifozeritë u bënë bashkë duke festuar, detaje këto që tërhoqën edhe vëmendjen e UEFA-s, e cila në faqen e saj ka përdorur shumë fotografi dhe imazhe nga miqësia e tifozërive që u përzien edhe në stadium dhe nuk pati asnjë incident.

Pas Dortmundit, tifozët kuqezi vërtetuan edhe në Hamburg se janë një tifozeri unike, ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë, pjesa më e bukur. /ZOOM.AL/