Aplikacion
Në kohën që kryeministri Edi Rama po flet nga foltorja e Kuvendit për luftën e bërë kundër korrupsionit dhe aludimet se rezoluta vjen si përpjekje për të vënë nën kontroll SPAK, deputetët e opozitës i kanë rënë tavolinave duke shkaktuar zhurma dhe penguar fjalimin.
Detaj pikat nga salla ishte prezenca e kryeministrit Rama pas disa javësh mungese, pas tensioneve më të fundit për interpelancën e refuzuar për emisionin e RAI 3 dhe dosjen e Xibrakës, por edhe tureve me Diasporën në Athinë dhe Milano. Rama u shpreh se kjo projekt-rezolutë është e duhura kundër korrupsionit dhe nuk dëmton punën e drejtësisë së re.