zoom

Lajme

Detaji pikant nga Parlamenti, Noka mesazh me bluzën e personalizuar: Free Berisha…

Seanca parlamentare e ditës së sotme u shoqërua me tensione, akuza dhe debate të forta, si gjatë interpelancave me dy ministrat, ashtu dhe në diskutime për rendin e ditës.

Por pati edhe detaje pikante si ky në foton kryesore. Deputeti Flamur Noka, ka zgjedhur të veshë sot një bluzë të veçantë në seancën e Kuvendit.

Të printuar në veshje, në bluzë të personalizuar, ai ka pasur mesazhin në mbështetje në ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Free Berisha, free the opposition” lexohet në bluzë, ndërsa është printuar edhe pamja e ish kryeministrit me dy gishtat lart. /ZOOM.AL/