zoom

Aktualitet

DETAJET/ Ku u pa për herë të fundit Vis Martinaj, ”boss-i” që kërkohej nga shteti dhe bandat

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për agjentin e Forcave Operacionale, Jeton Lami, i cili ka ndihmuar Ervis Martinajn të arratiset.

Sipas dosjes hetimore Lami e ka transportuar Ervis Martinaj me datë 5 gusht e ka dërguar me një mjet tip ‘audi’ tek një hotel në Durrës.

Në pamje filmike ai shfaqet rreth orës 21:15 të mbrëmjes dhe e merr serish te nesërmen personin e shumë kërkuar po me të njëjtin automjet.

Me datë 7, Martinaj është parë dhe në Tiranë e që prej asaj kohe ai ka humbur kontaktet.