zoom

Aktualitet

Detajet e para/ Plagosje me armë zjarri në Shkodër. Autori e qëlloi nga biçikleta

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Shkodër. Nga informacionet e para raportohet se autori ka qenë me biçikletë dhe ka qëlluar 4 herë me pistoletë në drejtim të tij në zonën e këmbimit valutor.

Më pasi ai është larguar në drejtim të kryqëzimit të ish-Degës dhe policia është vendosur në ndjekje të autorit.

Ndërkohë i plagosuri raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën.