Aplikacion
Njoftohet se ka ndryshuar edhe ora e seancës në Kuvend për mbledhjen e jashtëzakonshme të deputetëve. Seanca është afruar me një orë dhe njoftohet se në orën 17:00 do të mblidhet Kuvendi, edhe pse e enjtja dhe e premtja e kaluar ishte seanca e fundit për këtë sesion. Deputetët do të votojnë këto ndryshime në qeveri, që u njoftuan nga kryeministri Edi Rama gjatë Kongresit Zgjedhor të PS-së ditën e diel.
Ndërkohë, socialistët kanë nisur mbledhjen e firmave për propozimin e Elisa Spiropalit për kryetare të Kuvendit. Mësohet se 30 deputetë kanë dhënë firmat për Spiropalin. Elisa Spiropali ka pasur një karrierë politike në ngritje në këto 12 vitet e fundit që kur nisi angazhimin e saj me organizatën “Mjaft”, më pas Drejtore Doganash në qeverinë “Rama 1”, drejtuese e qarkut të Shkodrës dhe ministre e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndryshimet në qeveri
Taulant Balla i lë vendin Ervin Hoxhës, drejtor i IKMT, te Ministria e Brendshme dhe shkon te Ministria e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin. Vetëm disa çaste më parë, kreu i qeverisë kishte njoftuar se Elisa Spiropali do të propozohej për kryetare të Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.
Ndryshimet prekin edhe strukturën e grupit parlamentar socialist, pasi Bledi Çuçi do të votohet për nënkryetar të Kuvendit, duke pasuar në këtë detyrë Ermonela Felajn. Niko Peleshi u largua nga ministër i Mbrojtjes për të zëvendësuar Bledi Çuçin në krye të grupit parlamentar të PS.
Lista e ndryshimeve:
-Kryetare e Kuvendi- Elisa Spiropali, Zëvendëson Lindita Nikollën
-Nënkryetar i parlamentit- Bledi Çuçi, Zëvendëson Ermonela Felaj
-Kryetar i grupit të PS- Niko Peleshi, Zëvendëson Bledi Çuçin
-Ministër Shteti për Parlamentin- Taulant Balla, Zëvendëson Elisa Spiropalin
-Ministër i Brendshëm- Ervin Hoxha, Zëvendëson Taulant Ballën
-Ministër i Financave, Petrit Malaj, Zëvendëson Ervin Meten
-Ministër i Mbrojtjes- Pirro Vengu, Zëvendëson Niko Peleshin
/ZOOM.AL/
Kurti lavdëron jetëgjatësinë e qeverisë së tij, por kritikët vënë në dyshim rezultatet