Aplikacion
Sipas burimeve nga grupi hetimor, ai u qëllua me breshëri në makinën e një poste private. Lulzim Visha punonte si postier dhe këtë mëngjes ishte nisur si zakonisht në punë.
Trupi i tij i pajetë u pa mëngjesin e kësaj të premteje në makinë nga një prej banorëve të zonës së Zall Mnerit, në Dajt.
Ai ka rrëfyer para policisë se nuk ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por vetëm ka parë rastësisht trupin e postierit brenda në makinë dhe menjëherë, ka njoftuar policinë.
Grupi hetimor dyshon se Visha është qëlluar me silenciator.
Dyshimet paraprake të policisë janë që 48-vjeçari të jetë nxjerrë në pritë.
Ndërkohë që në makinë janë gjetur mbi 12 gëzhoja pistolete.
Shkak i vrasjes dyshohet një hasmëri e mundshme mes viktimës Lulzim Visha dhe personave të tjerë, pasi shumë vite më parë, vëllai i Lulzim Vishës ka vrarë një tjetër person.
I vëllai i viktimës është jashtë shtetit dhe e ka kryer dënimin për vrasjen e kryer në 1997.
Një tjetër pistë që është ngritur nga grupi hetimor është ajo e një konflikti që dy vëllezërit kanë pasur kohët e fundit me disa persona të tjerë në zonën e Zall Mnerit.