zoom

Aktualitet

Detaje të reja nga aksidenti tragjik ku humbi jetën vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo

Zbulohen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që I mori jetën vajzës së ish deputetit Vangjel Tavo, Evanthia Tavo

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 14:00 të 28 nëntorit 2023 në në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, në Maqedoninë e Veriut.

24 vjeçarja ka qenë pasagjere në makinën Audi me targa shqiptare që drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M. (40), kur mjeti doli nga rruga.

Mësohet se e reja ka humbur jetën në vend, dhe mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e saj ndërsa shoferi 40 vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë.

“Me datë 28.11.2023, në ora 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shqipërisë, që po drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M. (40), ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja E.T.(24) nga Republika e Shqipërisë ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Ndërsa, i plagosur rëndë ka mbetur shoferi V.M.” – thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut
Ka qenë vetë ish deputeti Vangjel Tavo i cili njoftoi mbrëmë ngjarjen e rëndë. Varrimi do të bëhet ditën e enjte në datën 30 nëntor në orën 11:00.

Eva Tavo ishte vajza e madhe e ish-deputetit, mamaja e së cilës vite më parë kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.

Ishte vetë ish deputeti, Vangjel Tavo, i cili njoftoi lajmin e hidhur në një postim të bërë në Facebook.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkuan ai.