zoom

Aktualitet

DETAJE/ Shpërthim tritoli në Sarandë, ja kush është pronari i hotelit

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur këtë mbrëmje në një hotel në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 në  lagjen nr.4.

Hoteli mësohet se është në pronesi të Mariel Muratit, ish-Drejtor i ALUIZMI-t Sarandë, aktualisht Drejtor i FSDKSH-së Sarandë.

Sakaq, forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë. Nga informacionet paraprake, hoteli ishte pak ditë para inaugurimit, ndërsa i është vendosur edhe në 2021-shin eksploziv./ Zoom.al