Aplikacion
Në foton më poshtë është 37-vjeçari Egli Proga, që u dhunua për vdekje pas një sherri në lokal.
Ai u konfliktua me 29-vjeçarin Dritan Meçe, (fotoja më poshtë) i cili, sipas policisë, e rrahu brutalisht jashtë ambienteve të lokalit.
Gjatë dhunës, 37-vjeçari ra pa ndjenja në tokë dhe ndërroi jetë.
Sherri mes tyre dyshohet se ka nisur sepse të dy ishin në gjendje të dehur.
Dritan Meçe dhe tre persona të tjerë, që nuk e kallëzuan krimin, u prangosën nga policia disa orë pas ngjarjes.