zoom

Aktualitet

DETAJE nga vrasja në Dukagjin/ Kush është Gjin Guri që u plagos rëndë, në 2015 qëlloi ndaj policisë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e regjistuar në Dukagjin, ku humbi jetën Zef Guri dhe u plagos rëndë djali i tij Gjin Guri.

Emri i këtij të fundit nuk është i panjohur për autoritetet pasi është person me precedentë penalë.

Gjin Gurit në vitin 2021 i është vendosur tritol në lokalin e tij.

Ndërsa në vitin 2015 ka shkëmbyer edhe zjarr me skuadrën e policisë, gjatë një aksioni anti-kanabis në zonën e Dukagjinit. Asokohe, Guri dyshohej si kultivues i kanabisit, dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt efektivëve.

Më pas ai u arrestua nga policia në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, i akuzuar për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Kanosje”.