Aplikacion
Sipas hetimeve të para, automjeti ka qenë ka ardhur nga një rrugë e pashtruar e cila ndodhet në buzë të rezervuarit të Çekrezës. Kur shkoi në cep të rrugës, shoferi dyshohet se humbi kontrollin, u përplas me një pemë, mjeti u batua disa herë dhe në fund përfundoi në liqen. U desh ndërhyrja e polumbarëve për të nxjerrë trupat e pajetë të viktimave dhe makinën.
Rruga pranë rezervuarit është mjaft e vështirë për drejtuesit e mjeteve dhe nuk frekuentohet shumë nga banorët e zonëss. Natës mungon ndriçimi. Dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur si shkak i humbjes së kontrollit të mjetit nga ana e 22-vjeçarit Muça.
Ppolicia mori të gjitha provat e nevojshme në vendngjarje. Pasi u nxorr nga uji, mjeti do t’i nënshtrohet një ekspertize për të parë nëse ka pasur ndonjë defekt teknik.
Muça ishte banor i një prej fshatrave të zonës përreth rezervuarit të Çekrezëz, ndërsa Gjokgjinaj rezulton se është nga Lezha. Nuk dihet nga ana e policisë lidhja mes tyre.
Në vendin e ngjarjes mbërritën familjarët që identifikuan viktimat. Ata do të merren në pyetje për kontaktet e fundit që kanë pasur me fëmijët për të përcaktuar edhe orarin ku dyshohet të kenë rënë në rezervuar.
Mjeti është konstatuar rreth orës 07:20 të mëngjesit nga roja i rezervuarit./Zoom.al