zoom

Aktualitet

DETAJE nga tragjedia në Shkodër/ Prindërit e morën 3-vjeçarin në shtëpi pas serumit, gjendja e tij u përkeqësua

Shkodra u trondit nga një ngjajrje tragjike, ku një 3-vjeçar humbi jetën, ndërsa motra e tij 7-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Sipas burimeve për Zoom.al, i mituri është dërguar në spitalin e Shkodrës paraditen e të shtunës, me parametra të ulët mjekësorë.

Pas serumit, mjekët kanë këmbëngulur që i mituri të qëndronte nën vëzhgim, i shtruar në spital, por prindërit e kanë marrë në shtëpi.

Një ditë më vonë, gjendja e 3-vjeçarit është përkeqësuar ndjeshëm dhe pavarësisht se u dërgua me urgjencë sërish në spital, ndërhyrja e mjekëve nuk e shpëtoi dot.

Me shenja të ngjashme është dërguar në spital edhe motra e tij 7-vjeçare, e cila më pas është nisur me urgjencë drejt QSUT në Tiranë, për shkak të gjendjes kritike.

E shtruar në spital ndodhet edhe nëna e fëmijëve, e cila është shtatzënë.

Aktualisht, po kryhen analizat toksikologjike për të përcaktuar shkakun që përkeqësoi gjendjen shëndetësore të dy fëmijëve.

Postime të lidhura