zoom

Aktualitet

Detaje nga plagosja me thikë në Bllok, 41-vjeçari i arrestuar në Itali për prostitucion

Janë zbardhur detaje nga plagosja me thikë tre ditë më parë në zonën e njohur si “Blloku”, në Tiranë.

41-vjeçari, Eder Dorzi është plagosur me thikë në lokalin “De Charm”, nga dy persona, të cilët dyshohet se janë përdorues droge.

Ndërkohë, Dorzi është emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar pasi ishte pjesë e grupit që shfrytëzonin vajzat e huaja për prostitucion. Ai u arrestua në vitin 2015 në kuadër të operacionit ndërkombëtar “TEMPESTA 2015”. Grupi kriminal shfrytëzonte për prostitucion vajza nga Europa lindore në zonën e Milanos, Itali.

Nërkohë lidhur me plagosjen, policia ka shpallur në kërkim Maren Hoxha dhe Heridon Hasa

Dorzi është plagosur me thikë 27 herë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës, ku 41-vjeçari E.Dorzi është qëlluar disa herë me thikë. 41-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

Familjarët kanë bërë kallëzim në komisariatin 2 të policisë, janë dhënë deklaratat në polici. Sipas të plagosurit dy persona i janë afruar në tavolinë si miq dhe më pas e kanë qëlluar me thikë. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 41 vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri.