zoom

Aktualitet

Detaje nga aksidenti i rëndë në Lushnje – Kush është 50-vjeçari që vdiq. I ra koka në gurë

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i shënuar pasditen e kësaj të premteje në rrugën kryesore Lushnje-Karbunarë, ku humbi jetën një 50-vjeçar.

Viktima është identifikuar si Fitim Xhafa.

Ai po drejtonte biçikletën në momentin kur u përplas me një motor. Pas rrëzimit nga biçikleta, 50-vjeçarit i ra koka në gurët prej betoni të korsisë së biçikletës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga aksidenti u plagos rëndë edhe drejtuesi i motorit, 61-vjeçari Jovan Liçi, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.