zoom

Lajme

DETAJE/ Meta u vu në pranga kur po udhëtonte me makinë

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai u prangos pranë mbikalimit të Kamzës, teksa po udhëtonte me makinë.

Meta po shkonte në selinë e Partisë së Lirisë sepse në orën 13:40 kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp.

Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK për aferën e CEZ-DIA. Ai akuzohet për mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.