zoom

Aktualitet

DETAJE/ Mbi Entjan Nikulajn u zbrazën 25 plumba, merren në pyetje disa persona

Zbardhen më shumë detaje nga vrasja e ndodhur një natë më parë, në aksin Milot-Lezhë, ku shënjestër ishte 40-vjeçari Entjan Nikulaj.

Ky i fundit u vra në një atentat mafioz me breshëri automatiku, teksa lëvizte me makinë. Sipas hetimeve të deritanishme, në trupin e Nikulajt janë zbrazur 25 plumba, aq sa është edhe numri i gëzhojave të gjetura dhe sekuestruara në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe ka marrë në pyetje deri tano dhjetë persona, për të zbardhur më shumë detaje mbi dinamikën e vrasjes dhe për të identifikuar autorët, të cilët dyshohet se ishin tre në numër.

Një prej tyre, sipas hetimeve paraprake, kishte rolin e informatorit, pasi gjatë kohës së fundit kishte ndjekur dhe dhënë informacione për lëvizjet e Nikulajt.

Pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes sepse Entjan Nikulaj ishte kushëriri i Ardian Nikulajt, biznesmenit Ardian Nikulaj të qëlluar me 7 plumba, teksa ishte ulur në lokalin e tij në Lezhë./ M. I.