zoom

Aktualitet

Dëshmitari i Dosjes 184: Po e prishin gjyqin me dashje

Pas ping – pongut të gjatë mes SPAK dhe prokurorisë së Dibrës, Dosja 184 po hetohet nga Gjykata e Dibrës.

Por dëshmitarët hedhin dyshim se gjyqi po shkon drejt mbylljes qëllimisht.

 Haki Çenka, i thirrur në seancë si dëshmitar, deklaroi se po tentohet që të kalohen afatet, ndërsa theksoi se djalit të tij, edhe ai dëshmitar, i ishte hequr asistenca sociale pasi ishin me bindje të djathta.

“Shtyrja e gjyqit bëhet për të kaluar afatet e çështjes, që të mbyllet fare dosja. Është hera e dytë që shtyhet. Na kanë thirrur dhe nuk na kanë pyetur dhe as nuk na kanë lënë për të folur. Djalit tim i kanë hequr asistencën se pse jemi demokratë. Janë thirrur vetëm demokratët. Këta janë specialistë, jo socialistë”, tha ai para seancës.

Në mesin e të pandehurve për dosjen 184 ka edhe ish-zyrtarë të lartë në Dibër, të dyshuar të përfshirë në vjedhjen e votave për zgjedhjet lokale të vitit 2016.

Në përgjime del edhe kryeministri Rama, i cili flet me një drejtues policie, si dhe Damian Gjiknuri, në atë kohë Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili flet me Ymer Lalën, një të dënuar për krime të rënda. /Zoom.al