Aplikacion
Kaq mjaftoi që forcat RENEA të zbarkonin në qytetin e Elbasanit duke e blinduar atë.
Sipas raportimeve pritet që 10 persona të vihen në pranga.
Operacioni ka nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm dhe është ende në vijim.
Raportohet se ata që pritet të arrestohen janë pjesëtarë të grupeve kriminale që operojnë në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që bëhet me dije se mes tyre janë dhe oficerë policie të cilët dyshohet se kanë abuzuar me detyrën./Zoom.al