zoom

Aktualitet

DËSHMIA/ Djegia e “Ferrarit” të Noizyt u porosit nga këngëtari i njohur, pagoi 2 mijë euro autorin

Personi në foto është, Siar Konti, i cili akuzohet për zjarrvënie të Ferrarit, makinës luksoze të reperit të njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit, Noizy.

Ai u arrestua nga policia pas ngjarjes, të ndodhur të dielën e kaluar, ndërsa është zbardhur dhe dëshmia e tij.

Siar Konti ka thënë se është paguar nga repero Kleviol Ahmeti (Cllevio Serbiano) për të vendosur zjarrin.

Ai është shprehur se për këtë shërbim është paguar 2000 euro të cilat i janë dhënë nga këngëtari tjetër.

“Mora një shokun tim për të më ndihmuar. Flakën ja vura me benzinë në pjesën e përparme”, ka deklaruar ai.

Pas dëshmisë, këngëtari nga Lushnja Cllevio Serbiano që emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmetaj, ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se problemet me Noizyn i ka sheshuar kohë parë.

Postime të lidhura