zoom

Aktualitet

Dëshmi tronditëse nga flijimi i 27-vjeçares në Kamëz: Sibelën e kanë vrarë, nuk do e…

Dëshmi tronditëse nga flijimi i 27-vjeçares në Kamëz: Sibelën e kanë vrarë, nuk do e…

Dëshmi të reja ngrenë dyshime se nëna e një vajze nuk u flijua në Kamëz, por u vra nën kërcënime e shantazhe, teksa i ishte publikuar edhe foto intime në TikTok.

Ditën e djeshme nëna e 27-vjeçares Sibela Abedini ka rrëfyer në emisionin ”Me zemër të hapur”, se e bija para se të ndërronte jetë i ka lënë të vëllait amanet vajzën e vogël.

Mes të tjerash nëna e viktimës shprehu se nëse shteti nuk do të bënte drejtësi për të bijën ajo do të bënte vetëgjyqësi.

Ndërkohë në emisionin e sotëm është rrëfyer kushërira e Sibelës në lidhej me jetën e vështirë të 27-vjeçares.

Ajo shprehet e bindur se Sibela nuk është vetëvrarë, por është vrarë.

Kushërira tregon se 27-vjeçarja ishte një nënë shuëm e përkushtuar deh se nuk do ta ndërmerrte një akt të tillë duke menduar për të bijën.

“Jeta e Sibelës ka qenë e vështirë. Prindërit janë divorcuar kur ka qenë e vogël. Nuk është rritur as me nënë as me babë, është rritur tek gjyshërit dhe xhaxhai i saj, pra babi im. Sibela ka qenë një vajë shumë me sedër, shumë e fortë, ka kaluar shumë sfida në jetë.

Nuk e besoj dhe nuk është e vërtetë, është e sigurt që nuk do të bënte vetëvrasje. Sibelën e kanë vrarë. Nuk do ta bënte kurrë për vajzën e saj, ka qenë një nënë shumë e përkushtuar”, tha ajo. /ZOOM.AL/