zoom

Politikë

Deputeti i PD-së nxjerr bisedat: Ja si poshtërohen punonjësit e Bashkisë së këtij qyteti

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boci, ka nxjerrë në faqen e tij në Facebook, një fotografi të bisedave në WhatsApp mes drejtuesve të PS-së dhe punonjësve të Bashkisë së Elbasanit. Në fotografi, sipas Boçit, duket kërkesa që i bëhet punonjësve të Bashkisë së Elbasanit për të shpërndarë materialet politike të pushtetit në Facebook.

Boçi thotë se ky është një poshtërim për punonjësit e bashkisë dhe sipas tij për problemet e qytetarëve as që bëhet fjalë për zgjidhje.

“Ja si poshtërohen punonjësit e Bashkisë Elbasan për të bërë shpërndarjet e orekseve momentale politike të pushtetit në FCB.

Ndërsa për problemet e qytetarëve s’ka as SHARE, as LIKE, se për zgjidhje as që bëhet fjalë.”