zoom

Politikë

Deputeti i PD-së, Flamur Noka thirret në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.

Noka ka mbërritur në SPAK paraditen e së martës (23 maj). Ai është thirrur për t’u marrë në pyetje si deklarues për shkak të disa kallëzimeve që ka bërë për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

“Në këtë fushatë zgjedhore rilindja ka bërë një batërdi dhe në këtë aspekt ne kemi monitoruar dhe kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje, në lidhje me zonjën Majlinda Bufi si kërcënuese për të devijuar dhe dhune votën dhe për “Aktivistin: që po ashtu shantazhonte administratën. Të dyja janë krime të rënda dhe ne do ti shkojmë deri në fund. Të gjitha provat janë dorëzuar. Fakti që jam unë këtu do të thotë që hetim penal ka për çështjen e “Aktivistit” dhe për Bufin. Vota me dhunë dhe presion duhet të marrë fund”, tha Noka, pas përfundimit të deklarimeve në SPAK.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)