Aplikacion
Te Rruga e Elbasanit deputeti Flamur Noka u konfrontua me efektivët, duke kërkuar që të lejohen të protestojnë duke bllokuar rrugët.
Edhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës dhe ish-deputeti i PD, Bardh Spahia, u përfshi në përplasje dhe konfrontim fizik me efektivët në krye të detyrës, të planizuar në një nga pikat e kryeqytetit.
Ai u pa teksa sulmoi fizikisht uniformat blu duke i shtyrë me forcë.
Edhe në sheshin “Wilson” ku ndodhet edhe Gazment Bardhi, policia u kërkoi protestuesve të zhbllokojnë qarkullimin.
Për këtë arsye Gazment Bardhi debatoi me policët duke u thënë se ua njeh Kushtetuta të drejtën për tubim paqësor.
“Jemi në respekt të ligjit. Edhe ne po të respektojmë, ka një ligj të ndryshëm nga ky që them unë. Ëështë drejta kushtetuese e qytetarëve për të tubuar paqësisht garantohet nga Kushtetuta”, tha Bardhi.