zoom

Të gjitha

“Futja cigaret e tua dikujt tjetër”/ Dalin dëshmi të reja nga gjyqi Deep-Heard

Çështja gjyqësore e Johnny Depp dhe Amber Heard është duke u thelluar akoma më shumë dhe në sipërfaqe kanë dalë dëshmi të reja.

Në gjyq është publikuar një audio përmes së cilës Amber akuzon Johnny-n se e ka djegur me cigare. Në audion në fjalë, Amber dëgjohet të thotë: “Futja cigaret e tua dikujt tjetër… ti do kesh pasoja për veprimet e tua.” Provat që u praqitën janë vetëm në formën e audios.

Depp dëgjohet teksa i përgjigjet: “Hesht, budallaqe”. Gjatë marrjes në pyetje, Depp mohoi që ta kishte djegur ndonjëherë me cigare Heard duke thënë: “Unë mendoj se ishte një moment jashtëzakonisht i ekzagjeruar nga zonja Heard”.

Ky është pretendimi më i fundit që vjen nga gjyqi i bujshëm. Avokati i Amberit paraqiti një tjetër video, ku Amber thotë :“Pasi më sulmove, një javë më vonë ti shfaqesh në derën time.”

Kujtojmë që Depp ka hedhur në gjyq ish gruan pasi pretendon se Heard gënjeu se e ka dhunuar dhe po kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim për dëmin që i shkaktoi./L.K

/Zoom.al