zoom

Lajme

Denoncoi Olsi Ramën si të implikuar në kokainën e Xibrakës, Gazmend Bardhi dëshmon sot në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi pritet të dëshmojë sot para prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në lidhje me dosjen e laboratorit të kokainës “Xibraka”.

Bardhi do pyetet pas akuzave të tij në media për personat e përfshirë në këtë dosje dhe veçanërisht Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama. Bardhi depozitoi edhe një kallëzim penal për çështjen, që tashmë është rihapur dhe po hetohet si pjesë e fashikullit të mëparshëm pa autor.

Bardhi akuzon Ramën se ka qenë i implikuar në aktivitetin e narkotrafikut, duke ndihmuar kreun e grupit Genci Xhixha të arratisej 45 minuta para operacionit të Policisë. Ai publikoi dokumente ku sipas sistemit TIMS, Olsi Rama ka dalë dhe lëvizur dhjetëra herë me të njëjtën makinë si bosët e kartelit, madje dyshohet se ka pritur edhe kimistët kolumbianë.

Një targë e mjetit, bazuar në sistemin TIMS u publikua dhe madje vendos në Parlament gjatë një seance. Bardhi ishte thirrur të dëshmonte më herët, por për shkak të angazhimeve në Gjermani dhe Angli, u vendos që të paraqitet sot, 24 maj, në arën 10:00.

Olsi Rama ka depozituar kallëzim për denoncim të rremë ndaj deputetit demokrat dhe SPAK po kryen verifikime. /ZOOM.AL/