zoom

Aktualitet

Denoncimi/ Wizz Air anuloi biletën e pasagjeres shqiptare dhe i pesëfishoi çmimin

Një shqiptare ka denoncuar një shkelje të rëndë të kompanisë ajrore Wizz Air.

Pasagjerja akuzon Wizz Air për mashtrim, duke thënë se kompania anulon biletat e blera me çmime të ulëta për t’i rishitur më shtrenjtë, duke përfituar nga kërkesa e lartë për shkak të ngjarjeve të rëndësishme.

Ajo tregon se kishte prerë dy muaj më parë një biletë për në Londër për vetëm 40 euro, për të parë ndeshjen e Shqipërisë më 21 mars. Por me hyrjen e marsit, Wizz ka njoftuar qytetaren se bileta është anuluar dhe se nga 40 euro çmimi u rrit në 250 euro.

Sipas saj, kompania duhet t’i vendoste biletat me çmim real që në fillim, në vend që të aplikonte këto ndryshime të papritura, të cilat e detyrojnë pasagjerin të paguajë shumëfish më tepër për të njëjtin fluturim.

Mesazhi i plotë:

“Edhe une doja te denoncoja nje rast me Wizz! Kisha prere bileten per ne Londer para dy muajsh ne vlere 40€ meqe ishte ndeshja Shqiperi Angli e dija daten e sakte dhe e bera bileten kohe me pare! Sapo hyme ne muajin mars me vjen email nga wizz qe bileta per dt 21 mars do shkoj ne dt 19 mars, nderkohe bileten e kishin ne shitje ne vlere 5 fish nga 40 euro kishte shkuar 250€ ! Perfundova duke blere bilete tjeter me nje kompani tjeter me datat qe doja une jo ato qe donte wizz Po ma kerkoi te beja rebook dhe e bera me nje orar tjeter te asaj dite por ma beri automatikisht ne 19 nuk mori dt 21 me orar tjeter Shife sa shkoi bileta ime qe e kisha blere 40€ vajtje ardhje Kane mbetur vipat e leshit pa bileta qe kujtohen nje jave para ata se jane rripa Dhe wizz qe eshte hajdut ka thene ti zbyth pak keta me 40€ dhe te fitoj me shume Wizz me mire ti nxjerr qe ne fillim me cmim te larte duke e ditur qe ka ndeshje ate date Jo nga keto palaçolliqe Ata jane per tu paditur po kush ja ka ngene aman se jemi neper punera”.

Postime të lidhura