zoom

Aktualitet

Denoncimi/ Në Bunk’art vendosen tabela ndalim-qëndrimi, gjobiten masivisht banorët

Një qytetar ka denoncuar në Zoom.al se në rrugën e Bunk’art janë vendosur tabelat e ndalim qëndrimit në funksion të autobusëve që sjellin turistë.

Kjo sipas tyre ka penalizuar të gjithë banorët dhe komunitetin e zonës.

Gjithashtu shprehen se ka nisur vendosja e gjobave të çdo automjeti që parkon në këtë rrugë.

“Doja te raportoja një fakt tejet shqetësues tek rruga e bunkartit, ku ditën e djeshme kanë vendosur tabelat e ndalim qëndrimit në funksion të autobuzave që sjellin turistë duke penalizuar kështu gjithë banorët, komunitetin e zonës, pasi sot kanë filluar të gjobisin çdo automjet që ndodhet i parkuar”, shkruan qytetari.