zoom

Lajme

Denoncimi i PD: U harxhuan 9,5 mln euro për bileta avioni më 2023, u deklaruan më pak. Të hetohet!

Zëdhënësja e PD për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli, në një deklaratë për shtyp nga selia blu ditën e sotme, denoncoi shpenzimet e shfrenuara qeveritare për udhëtime luksi dhe ëra operativë të tjerë.

Ajo tha se qeveria shpenzoi shpenzoi 9.5 milionë euro për dieta e bileta të transportit ajror në 2023 dhe 8.1 milionë euro për 2022.

Vangjeli u shpreh gjithashtu tha se vlerat e paraqitura në raportin e APP janë pothuaj 3 fish më të ulëta se vlerat reale të regjistruara periodikisht, në publikimet e shpenzimeve për blerje të biletave dhe udhëtimet jashtë vendit.

DEKLARATA:

“Në analizën vjetore të APP-së për 2023 janë pasqyruar shpenzimet për blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar. Sipas këtij institucioni për vitin 2022 vlera totale e shpenzuar për bileta ishte 2.9 milionë euro ndërsa për vitin 2023 vlera totale ishte 3.6 milionë euro ose 25% më shumë.

Të dy këto shifra fshehin fluturimet dhe shpenzimet lidhur me to të zyrtarëve të Ramës. Partia Demokratike bën me dije publikun se shpenzimet fundore për dieta e blerjen e biletave të transportit ajror për vitin 2022 kapin vlerën totale të 8.1 milion euro.Për vitin 2023 kjo vlerë shkon në 9.5 milion euro ose 18% më shumë.

Vlerat e paraqitura në raportin e APP janë pothuaj 3 fish më të ulëta se vlerat reale të regjistruara periodikisht në publikimet e shpenzimeve për blerje të biletave dhe udhëtimet jashtë vendit.
Sikurse vërehet shpenzimet reale nuk përkojnë me vlerat totale sipas raportit të APP-së.

A janë këto rezultate veprime të kryera për shkaqe të mungesës së disiplinës profesionale apo veprime të kryera me dashje për të fshehur shpenzimet abuzuese e pa kriter të qeverisë që na drejton?

Kjo duhet hetuar ….

Për parimin e transparencës as nuk po flasim sepse kjo qeveri dhe administrata e saj e konsiderojnë një fjalë boshe që kërkohet nga Brukseli, por nuk ka vlerë në Shqipëri”. /ZOOM.AL/