zoom

Të gjitha

Denoncimi i LSI-së në Kuçovë: Persona të lidhur me PS-në po shoqërojnë votuesit në qendra votimi

Kandidatë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuçovë Ilir Oboni dhe Aurela Kalivaçi Agalliu kanë denoncuar prezencën e personave të paautorizuar në qendrat e votimit. Në një deklaratë për mediat, ata shprehen se këta persona kanë shoqëruar më shumë se një votues në qendra votimi.

Oboni deklaroi se LSI ka marrë sinjalizime nga anëtarë të komisionit që herë pas here futen njerëz të PS-së për të shoqëruar apo pritur njerëz tek dera e qendrave.

“Kemi marrë disa sinjalizime, nga një anëtare të komsionionit të qendrës së votimit. Herë pas here futen njerëz të pushtetit të lidhur me Rilindje. Një nga biznesmenët e tregtarët që nuk kanë as batch, pret njerëzit tek dera. Kur në hyrje të shkollës, nuk është një qendër votimi. Po të kuptojmë që në këtë derë janë katër qendra, ky zotëria për cilën nga këto të katërta përgjigjet. Se ky rri te dera jashtë”.

Sipas kandidatit të LSI-së bëhet fjalë për Ermal Zenelin i cili, shton ai, është një tregtar i zonës i lidhur me PS-në në bashkinë Kuçovë.

“Është një nga tregtarët e zonës. Shoqëron personat deri te dera e qendrës së votimit. Ai ka leje për të qenë pjesë si vëzhgues vetëm një nga qendrat.”

Gjithashtu, Ilir Oboni denoncon prezencën e drejtoreshës së shkollës Valbona Hoxha në qendrat e votimit.

“Valbona Hoxha, po të verifikohen kamerat, sa kemi ardhur ne, pas denoncimit ajo ka ikur.Takonte njerëzit e zonës, por ajo s’ka asnjë tagër ligjor që të rrijë brenda ambienteve të shkollës. Kur ligji parashikon që distanca është 150 metra. Ajo zonjë ka shkelur ligjin. Nuk lejohet të jetë e pranishme brenda, nuk lejohet të kontaktojë njerëz sepse mendohet që kjo në këmbim të favoreve, nuk e dimë ça mund te ketë biseduar…Kërkoj që të zbatohet kodi zgjedhor dhe shkeljet të hetohen nga SPAK”.