zoom

Politikë

Denoncimi i Alimehmetit: Policë të maskuar si civilë në turmë, Bashkia e krimit, frikacakë…

Teksa ka vijuar me tensione, përplasje, akuza dhe hedhje sendesh të forta e lënde djegëse protesta para Bashkisë së Tiranës, hidhen edhe dyshime për spiunimin apo minimin e saj nga brenda prej autoriteteve të qeverisë.

Këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, në fjalën e tij në protestën e opozitës përpara Bashkisë pyeti se përse ka policë të maskuar si civilë brenda turmës.

Alimehmeti theksoi se Bashkia e Tiranës është bërë një vend krimi. Ai shtoi se Bashkia e ka për detyrë të thotë se ku shkojnë paratë e qytetarëve.

“Ky është shteti i krimit, kjo është bashkia e krimit. Kjo bashki këtu vetëm vjedh përditë qytetarët. Bashkia Tiranë duhet të thotë se ku shkojnë paratë. Pse ka policë të maskuar si civilë në turmë?

Këtë të na shpjegojë ky shtet. Këta kanë frikë nga gjithçka, janë frikacakë. Ata shefa policie që marrin urdhra, ndryshojnë nga ne. Ne iu dalim përpara gjërave, nuk veprojmë me skema anonime”, deklaroi Alimehmeti ndër të tjera.

Sot u godit me mollë, bojë të zezë, flakadanë dhe molotov, duke shkaktuar edhe zjarr të madh në hyrje të institucionit. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj pas skandalit të korrupsionit të drejtorëve të tij në dosjen “5D”, tre prej të cilëve në qeli. /ZOOM.AL/