zoom

Sport

Dënohet me burg futbollisti shqiptar që luan në La Liga

Futbollisti shqiptar Enis Bardhi është dënuar me katër muaj burg dhe me gjobë prej 1.920 euro, për ngarje të makinës me patentë  të falsifikuar.

Gjykata spanjolle e ka pezulluar dënimin e tij për dy vjet, prandaj mesfushori i Levantes dhe Maqedonisë së Veriut nuk detyrohet ta vuajë dënimin në qeli nëse nuk kryen ndonjë krim tjetër gjatë kësaj periudhe.

Bardhi, përfaqësuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ishte ndalur nga policia spanjolle vitin e kaluar gjatë një kontrolle rutine në veri të Valencias.

Atij i ishte konfiskuar patentë shoferin, nën dyshimet se ishte i falsifikuar, si dhe makinën e tipit Porsche Panamera.

Bardhi e pranoi fajin gjatë një seance dëgjimore, në të cilën u dënua.