zoom

Aktualitet

Dënohet me 3 vite burg Bojken Lako

LAJM I FUNDIT- Kantautori Bojken Lako është dënuar me tre vite burg. Mësohet se shkak për këtë janë bërë punimet në një godinë të marrë me qira prej tij, me qëllim për për ta kthyer më pas në një studio muzikore.

Si pasojë, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha e ka dënuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm”, për qëllime fitimi.

Në fund, me aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe të pezullimit të dënimit, këngëtari është dënuar me 3 vite shërbim prove.

Po ashtu, ka marrë një gjobë prej 500 mijë lekësh (të vjetra) nga IKMT.

Si nisi gjithçka?

Më 16 shkurt 2021, në Komisariatin e Policisë Nr.2 u njoftua me telefon nga një qytetar, se në rrugën “Shefqet Musaraj”, te një ndërtesë 2-katëshe të pabanueshme, po kryheshin punime ndërtimore pa leje.

Pas njoftimit, efeltivët shkuan në vendin e ngjarjes dhe gjatë këqyrjes u konstatua se kjo godinë ishte në bllokun e ish-magazinave, te ish-NISHARAK.

Boiken Lako deklaroi se punimet po kryheshin për llogari të tij në godinë, të cilën e kishte marrë me qira, për ta kthyer në një studio muzikore. Më pas ai ka shkuar te Njësia Administrative Nr.7 dhe ka aplikuar më 21 Janar 2021.

Por sipas IKMT-së, leja e marrë nuk parashikonte punimet që po kryheshin.

Sipas shkresës nga IMT-ja Bashkia Tiranë, thuhet në vendimin e gjykatës, se inspektorët kanë konstatuar që po bëheshin punime pa dokumentacion në objekt, e cila konsiston në hapjen e katër dritareve në njërën faqe të objektit, me përmasa 75x140cm dhe 120x140cm, në katin e dytë të ndërtesës. Ndaj Lakos është mbajtur procesverbal i konstatimit të kundravajtjes më 17 Shkurt 2021, ndërsa më 26 Shkurt është dënuar me 50 000 lekë gjobë.

Në deklarimet e tij, Bojken Lako është shprehur se me dokumentin me të cilën ishte pajisur, kishte menduar që mund të bënte ndërhyrje, duke hapur edhe dritaret në katin e dytë dhe të mos kishte probleme.