zoom

Politikë

Dënimi i Bojken Lakos për një dritare, Berisha: Nuk pranoi që t’i thurte këngë Ramës

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar si vepër të Edi Ramës dënimin me 3 vite burg të këngëtarit Bojken Lako. Sipas Berishës ai u dënua pasi nuk ka pranuar t’i thuri këngë kryeministrit.

“Çështja e tretë që desha të sjellë, është dënimi me 3 vjet burg i këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Bojken Lako. Një akt i pashembullt, i paprecedente, një urrejtje e neveritshme e sëmurë e Edi Ramës, ndaj një njeriu, një këngëtari të mirënjohur, i cili nuk pranoi ndonjëherë t’i thur këngë brendit të Milva Konomit, Skënvervuçit të Spiropalit, pothuaj Zuesit të Bilalit. Një artist i shquar dhe me kontribut, gjetën që ta dënojnë 3 vite burg se ka hapur një dritare pa leje në një kohë kur ndërtohen kate mbi kate dhe me gjoba dhe pa leje. Duke shprehur solidaritetin tim të plotë për Bojken Lakon, dënoj me ashpërsi të madhe këtë shndërrim të sistemit të drejtësisë në degë të ekzekutivit, dëshmi hakmarrëse të Edi Ramës ndaj një zëri aq të dashur me këngët dhe muzikën shqiptare siç është Bojken Lako.”, tha Berisha.