Aplikacion
Shkak i mungesës së energjisë është bërë dëmtimi i rrjetit elektrik.
OSHEE njofton se nga dëmtimi i disa fiderave të NST Traktora nga punimet e një subjekti publik, kanë mbetur pa energji disa zonat: Qesarakë, rrugët “4 Dëshmorët”, “Bajram Curri”, “Riza Cerova”, “Kongresi i Manastirit”, zona pranë gjimnazit “Çajupi”, rrugët “11 Shkurti”, “Bardhyl”, “Hoxha Tahsim”, zona “Kodra e Priftit”, rruga “Sitki Çiço”, Shkozë dhe zona pranë Freskut.
Raportohet se grupet e avarisë së OSSH Tiranë janë në terren duke riparuar rrjetin e dëmtuar për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.