zoom

Lajme

Dëmtimi në hundë, Mbappe humbet 2 ndeshjet e grupit! Mesazhi për skuadrën: Shijojini…

Kylian Mbappe, do të mungojë në të dyja sfidat e grupit, në të cilat Franca do të përballet me Holandën dhe Poloninë.

Shkak u bë dëmtimi në hundë i “yllit” francez dhe ndërhyrja që do të kryejë. Të gjithë shpresojnë ta kenë gati Mbappen, në ndeshjet e raundit të 1/8 të finaleve.

Vetë Mbappe, nuk ngurron të karikojë shokët e skuadrës, në prag të sfidës me Holandën.

“Kënaquni djema, shijojeni këtë kompeticion. Nuk duhet të kemi frikë nga asgjë dhe nëse e bëjmë këtë gjë, do të bëjmë shumë mire në vazhdim”, përfundoi Kylian Mbappe.

Nëse Franca kalon grupin për më tej, teksa mund t’i mjaftojë edhe vetëm një barazim, Mbappe do të jetë i gatshëm në fushë. /ZOOM.AL/