zoom

Aktualitet

Dëmtime në fytyrë e alkool në gjak, ekspertiza mjekoligjore për Egli Progën: Vdiq nga hemorragjia në tru

Ka dalë ekspertiza mjekoligjore për Egli Progën, i cili u dhunua nga Denis Mece në një lokal në Pogradec dhe për pasojë humbi jetën.

Ngjarja shokuese ndodhi më 10 Gusht ndërsa solli përplasje mes Prokurorisë së Korçës dhe Policisë së Shtetit lidhur me akuzat ndaj autorit të dyshuar dhe pretendimeve për tentativë të fshehjes së ngjarjes nga ana e efektivëve.

Sipas aktit të ekspertimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, viktima kishte dëmtime në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë.

Këto dëmtime i “janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.

Gjithashtu, sipas ekspertizës shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është “hemorragjia në cipën e trurit dhe hemorragjia e indit trunor”.

“Në mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/L” , thuhet në ekspertizën mjeko-ligjore.

EKZAMINIMI TOKSIKOLIGJOR nr 2239 i dates 20.08.2024

Perpiluar nga Eksperte Tiksikoligjore Mirnela Cinije. Me perfundim:

1.Në mostren e gjakut marrë shtetasit Eglantin Proga u zbulua prania e alkoolit etilik në vleren mesatare 2.82 g/L.

2.Në mostrën e urinës marë shtetasit Eglantin Proga nuk u zbulua prania e produkteve të metabolizmit te opiateve, kanabinoideve, kokainës, triciklikë antidepresivë, barbiturate, metadon, benzodiazepina, amfetamine dhe metanfetaminave.

3.Në mostren e gjakut marë shtetasit Eglantin Proga nuk u zbulua prania e lëndëve helmuse (fostoksine).

KONKLUZION

1.Ne trupin e shtetasit Eglantin Proga u konstatuan hemoragji ne cipat e trurit, hemoragji cerebrale, ekimoza, dermishje ne fytyre dhe ne trup me karakteristikat dhe lokalizim te pershkruara ne AKT.

2. Keto demtime jane shkaktuar me mjet te forte mbretes sic mund te jete edhe goditja me grusht.

3. Shkaku i vdekjes te shtetasit Eglantin Proga ka ardhur si pasojë e hemoragjisë ne cipat e trurit dhe hemoragjisë te indin trunor.