zoom

Aktualitet

Del fotoja, ky është Fajton Dervishi që u vra në Durrës, hetohej në Holandë për trafik droge

Personi që shikoni në foton më poshtë është Fatjon Dervishi, i ekzekutuar në Katund Sukth të Durrësit në orët e vona të mbrëmjes së të martës.

Sipas Policisë së Durrësit, Fatjon Dervishi, që ndryshe njihej edhe me emrin Toni, po drejtonte mjetin kur u qëllua për vdekje.

Ai ishte në hetim për trafik narkotikësh në Holandë, ku njihej me emrin Toni Margen.

Grupi hetimor deri tani ka marrë dëshmitë nga shtatë persona, përfshirë edhe pasagjerin në mjetin e Fatjon Dervishit, ndërsa ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në vendngjarje.

“Deri më tani, në ambientet e Policisë, janë shoqëruar për t’u pyetur mbi rrethana të kësaj ngjarjeje, 7 shtetas (mes tyre shtetasi E. Sh., pasagjer në automjetin që drejtonte 37-vjeçari, në momentin e të shtënave), janë sekuestruar kamerat e sigurisë me pamje nga aksi rrugor “Maminas – Shijak – Sukth – Sallmone” (aksi që kishte ndjekur shtetasi T. D. (M.)), janë ushtruar kontrolle banesash, janë këqyrur celularë, si dhe është bashkëpunuar me ZQK Interpol Tiranën, për të identifikuar lidhje shoqërore të viktimës apo shtetas me të cilët mund të ketë pasur konflikte, jashtë vendit. Gjithashtu, janë sekuestruar automjeti që drejtonte T. D. (M.) dhe 2 celularët e tij, dhe vijon ekzaminimi i hollësishëm i tyre. Nga verifikimet e deritanishme të kryera në koordinim me homologët holandezë, ka rezultuar se shtetasi T. D. (M.) ka qenë hetuar në këtë shtet, për trafikim të lëndëve narkotike”, njoftoi Policia e Durrësit.