zoom

Aktualitet

Deklaratat e forta të BMT pas sherrit me Stresin: Edhe po më vranë…

Prej disa ditësh është në qendër të vëmendjes një sherr mes dy reperëve të njohur. Është fjala për Stresin dhe anëtarin e grupit TBA, Arben Simonin i njohur thjesht si BMT.

Ky i fundit ka vendosur që të reagojë përmes një “live”, ku ka bërë një deklaratë mjaft të fortë. Ai është shprehur se edhe nëse e vrasin, ka videot e agresorëve në duar të sigurta.

“Ata kanë bërë një gabim, ta marrë vesh e gjithë Shqipëria, kanë bërë një gabim sepse unë kam të gjitha lëvizjet që kur kam dalë nga Rinasi. Kur më kanë pritur, makina me xhama të zinj duke filluar nga Opeli, GLE-ja dhe krejt fytyrat e 12 vetave. Mos hajde me më kërkuar, as milionat e Edi Ramës nuk kanë me e mbyllur këtë çështje”, tha Arben Simoni.

Reperi më pas shtoi: “Edhe me më vra mua nesër, videot janë të sigurta, nuk nxjerrni gjë me më vra mua. Vetëm se ka me u bërë një çështje e madhe. Edhe me më vrarë dhe me më torturu mua videot janë të sigurta”.

Ndërkohë ju kujtojmë që më herët edhe Stresi ka reaguar përmes një live në Instagram të zhvilluar me Kozakun. Ai tregoi se nuk e ka prekur me dorë kundërshtarin, por “njerëzit e tij” kanë marrë masa duke e sulmuar, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme dhe sharjeve publike që i ka bërë.