zoom

Stil

Deklarata befasuese e banorit të “BBV”: Kur mashkulli shkon me një femër tjetër, s’quhet tradhti!

Gazmend Ujkashi është një nga personazhet më të përfolur të këtij edicioni në “Big Brother VIP Albania”, teksa debatet janë shumë të komentuara.

Por në një intervistë të dhënë në podcastin ‘Albania YouTubers’, para se të bëhej pjesë e spektaklit, ai  ka bërë një deklaratë që shkakton jo pak debate.

Për Gazin, meshkujt nuk tradhtojnë, madje edhe nëse ata bëjnë seks, ai e quan flirt.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: A tradhtojnë burrat e martuar?

Gazi: Fjalën tradhti s’e përdor fare, s’e kam në fjalor dhe madje duhet ta heqin nga fjalori i gjuhës shqipe.

Por a krijonë ata një afeksion për dikë tjetër? Meshkujt në gjenetikë i ka bërë Zoti që të pëlqejnë femrat.

Pyetje: Po për burrat që paugujnë për seksin, çfarë komenti ke?

Gazi: E njëjta gjë që thashë, që ikin diku. Se vajte me kamerieren, se vajte me atë femrën që paguhet për seks, nuk ka rëndësi.

Ai nuk tradhton në këtë rast. Ai thjesht po bën një flirt, po bën një moment të tij, siç themi ne, por nuk ka humbur dashurinë për femrën e vet. /ZOOM.AL/