Aplikacion
Mes shumë diskutimeve, ku shumica e anëtarëve ishin pro, i vetmi kundër ishte Nasip Naço. Ky i fundit tha se dukej se me këto pyetje drejtuar SPAK, sikur po hetohej ky i fundit.
Debatet dhe diskutimet:
Dogjani: Me të gjitha provat, do të bëjmë një raport që do ia dorëzojmë organit të akuzës. Jam dakord me ndryshimet që kanë sjellë ekspertët. Nuk ka gjë të keqe që të marrim informacion për rastin e arrestit për Ervin Muçon, i cili akuzohet për ndërhyrje në sistemin TIMS. Jam dakord për ndryshimet e bëra. Bëmë mirë që nuk e kërkojmë fashikullin hetimor.
Salianji: Nga dy ekspertët kemi një propozim. Tek pika 5, Duhet ta hedhim në votim dhe kërkesën ta hetim për votim. Edhe informacionet publike përbëjnë produkt për ekspertët. Por duke qenë se është kjo dakordësi mes ekspertëve të këtij komisioni, mendoj se duhet ta dërgojmë kërkesën në një.
Naço: Në lidhje me kërkesën drejtuar zotit Altin Dumani, votova kundër dhe nuk isha dakord me pikën 2 të kësaj kërkese. Te pika e parë thuhet se; kur jeni vënë në dijeni për rënien e sistemit TIMS. Dhe pika e dytë ishte; kush ju informoi. Me këtë nuk jam dakord. Për pikën 4; cilët janë personat që po hetohen, jam kundër, sepse prokuroria nuk mund të japë llogari para nesh. Pika e pestë; na vini në hetim një kopje të fashikullit. Por kjo duket se ne po hetojmë SPAK-un.
Salianji: Çfarëdo lloj kërkese, nuk ka asnjë problematikë. Ne nuk po çojmë bomba, po çojmë kërkesa për informacion në SPAK. Nuk ka asnjë shqetësim për të kthyer përgjigjen. S’më vjen mirë që dilni kundër vullnetit të PS, politikisht po më vjne mirë, që të jeni të përçarë. Por nga ana e Komisionit do të doja të ishim në një drejtim. /ZOOM.AL/