zoom

Stil

Debate mes çiftit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, nuk do ta besoni arsyen qesharake

Një nga arsyet që ka shkaktuar debate mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, mesa duket është trajtimi i kafshëve shtëpiake. Ata kanë në shtëpi tetë qen dhe një mace. Dhe sipas Radar Online, aktori nuk dëshiron të pastrojë jashtëqitjen e kafshëve, diçka që e ka mërzitur shumë JLo.

Sipas mediave, ylli i “Batman” nuk dëshiron të kujdeset për kafshët shtëpiake apo të pastrojë jashtëqitjet e tyre, situatë kjo që ka shkaktuar fërkime mes të dyve, 16 muaj pas martesës së tyre.

“Asnjë nga qentë nuk është trajnuar siç duhet, kështu që ata vazhdimisht lehin dhe vrapojnë nëpër shtëpi duke ndjekur macen. Është kaos!”.

Një burim tregoi për National Enquirer se këngëtarja “betohet” se është e vetmja që përpiqet të mbajë kafshët shtëpiake dhe gjithmonë kërkon nga burri i saj ndihmë.

Aktori 51-vjeçar mësohet se po kërkon ta zgjidhë problemin duke paguar dikë që ta bëjë këtë punë, por këngëtarja është mërzitur pasi mendon se ai ka kohë për ta bërë. “Pra, sipas mendimit të saj, ai është thjesht dembel”, ka thënë burimi i brendshëm.

Për më tepër situata e krijuar e shqetëson atë pasi e gjithë vëmendja dhe dashuria e kafshëve shtëpiake është e përqendruar te Affleck. “Qentë veçanërisht nuk ngopen me Benin. Ata vrapojnë drejt tij kur ai hyn në dhomë. Nëse ai del nga shtëpia, ata fillojnë të ankohen dhe duan ta ndjekin. Jennifer duhet t’u japë atyre ëmbëlsira për t’i qetësuar”, rrëfeu burimi.