zoom

Lajme

Merr fund dhe martesa e dytë e çiftit Ben Affleck-Jennifer Lopez? Aktori ka ikur nga shtëpia dhe…

Martesa e aktores së njohur Jennifer Lopez dhe bashkëshortit të saj Ben Affleck është në krizë.

Mediat e huaja rozë raportojnë se të dy aktorët po përpiqen t’i bëjnë gjërat të funksionojnë mes tyre përmes terapisë në çift. Sipas një burimi, është Ben Afflex i cili po përpiqet që historia e tyre e dashurisë të mos përfundojë në ndarje.

Ndërkohë mësohet se aktori është larguar nga shtëpia që blenë së bashku.

Kujtojmë që rreth dy vite më parë Jennifer dhe Ben u rilidhën pas dy dekadash, ndërsa shumë shpejt kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre për herë të dytë. /ZOOM.AL/