zoom

Lajme

Sherr te Komisioni i TIMS, Salianji: Po kërceni nga belaja, mos falsifikoni! Gogu: Avokat i…

Debate të ashpra janë zhvilluar sot mes anëtarëve të Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, që pati sot mbledhjen e parë që pas konstituimit javën e kaluar.

Deputeti i PS-së Toni Gogu i tha kryetarit të Komisionit Ervin Salianji se plani i hetimit nuk ndërtohet me montazhe.

Ndërsa, Salianji theksoi se deputetët e PS bëjnë zhurmë, pasi i ka zënë halli.

Deputeti i Partisë Demokratike, nga Komisioni Hetimor Parlamentar foli për hakerrimin e sistemit TIMS. Ai kërkoi që të ngelej fokusi te objekti që ka ky komision, ndërsa kujtoi thirrjen publike për institucionet. Mes të tjerash ai i bëri thirrje institucioneve që mos të bëjnë falsifikime për këtë çështje.

“Ka një thirrje për institucionet, sidomos për Policinë që të mos falsifikojë proces-verbale apo protokolle apo akte të tjera, që do jenë objekt i këtij Komisioni Hetimor. Unë besoj se një kontribut do ketë edhe nga PS, se dihet se ata e duan shumë reformën në drejtësi”, tha ai.

Ervin Salianji: Ju nuk bëni dot estradë këtu. Nuk është pazar kjo jo.

Toni Gogu: Mos monto diskutime në një plan hetimi. Plani i hetimit nuk ndërtohet me montazhe. Është mërzitur Gazi pse e ke thirrur ti. Hetimin e bëjnë ekspertët. Propozimet tona vijnë nga ekspertët. PS kupton rolin e drejtësisë, por edhe hallin tënd e kupton. Ti do ta zbresësh nga ballkoni Berishën, por nuk e zbret dot.

Çdo përpjekje e juaj për t’u bërë avokati i Berishës të mos e ktheje këtë komision në një komision qesharak, pro të bëjmë atë që na ka ngarkuar ligji.

Ervin Salianji: Po kërceni nga belaja. Keni ardhur të bëni zhurmë. E di se doni kohën e Kooperativës. /ZOOM.AL/