zoom

Bota

Dasma e Berlusconit, ja shifra marramendëse e ceremonisë

Festimi i dashurisë” i Silvio Berlusconit me të dashurën e tij 53-vjeçare, Marta Fasina përllogaritet të ketë kushtuar rreth 400 mijë euro. Sipas Daily Mail, dasma u zhvillua në vilën historike Gernetto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos. Ish-kryeministri i Italisë zgjodhi ta vuloste lidhjen me partnere e tij në fillim të vitit 2020. 32-vjeçarja kishte veshur një fustan nusërie, me vello.

Sipas gazetës britanike, arsyeja pse çifti nuk u martuan zyrtarisht ishte një mosmarrëveshje me fëmijët e Berlusconit për pronën e tij. Pesë fëmijët e rritur të Silvio Berlusconit besohet se janë indinjuar nga qëllimi i babait të tyre për t’u martuar me Fassina-n ligjërisht, pasi nëse kjo do të ndodhte, atëherë 32-vjeçarja më vonë mund të pretendonte një pjesë të ish-kryeministrit 85-vjeçar. Sipas mediave italiane, Marta ishte “e ofenduar dhe shumë e inatosur që nuk kishte një martesë normale”.

Mirëpo, duket se më në fund i ka kapërcyer këto ndjenja hidhërimi. Ajo kishte veshur një fustan Antonio Riva, prej dantelle franceze me bisht 3.5 metra të gjatë, me koston që llogaritet rreth 20 mijë euro. /zoom.al

Postime të lidhura