Aplikacion
Mbi 80 për qind e popullsisë mbi moshën 12 vjeç është injektuar me të dyja dozat e nevojshme të vaksinës.
“Danimarka po heq kufizimet pasi fushata e vaksinës ka qenë shumë e suksesshme”, tha Jens Lundgren, pedagog i sëmundjeve virale në universitetin e Kopenhagenit.
“Si rrjedhojë, ne e kemi pandeminë nën kontroll, ndaj sistemi ynë i shëndetësisë mund t’i përballojë ato pak persona që ende mund të infektohen”.
Nga mesnata, qeveria daneze nuk e konsideron më COVID-19 si “sëmundje kritike shoqërore”.
Në fund të gushtit, ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke gjithashtu tha se pandemia është në kontroll, por paralajmëroi se qeverisë do i duhet të ndërhyjë në rast se situata përkeqësohet.
Që prej 14 gushtit, shteti skandinav hoqi dhe masën për mbajtjen e detyrueshme të maskës në mjetet e transportit publik.
Më 1 shtator u rihapen klubet e natës, u hoqën kufizimet për grumbullimin e personave dhe nuk nevojitej më të tregohej vërtetimi i vaksinës në restorante, stadiume, palestra dhe floktore.
Megjithatë, mbajtja e maskës mbetet e detyrueshme në aeroporte dhe qytetarëve u këshillohet ta mbajnë kur shkojnë tek doktori ose në ambiente spitalore.
Distanca fizike mbetet e rekomandueshme, ndërsa hyrja për të huajt në kufi është subjekt i kontrolleve strikte.