zoom

Aktualitet

Dalin pamjet nga “ferma” e Bitcoin-it në Krujë, këto janë pajisjet që përdoreshin

Një laborator prodhimi kriptomonedhash është zbuluar në qytetin e Krujës.

Mësohet se zbulimi ka ardhur nga një aksion i OSHEE-së në Krujë, pasi një subjekt ishte i dyshuar për shpenzimin e lartë të energjisë.

Pas kontrolleve në një banesë që rezulton e marrë me qira u zbuluan edhe kompjuterët e teknologjisë së lartë që përdoren për të krijuar monedhat virtuale.

Shqipëria ende nuk e ka rregulluar me ligj prodhimin e monedhave virtuale dhe deri më tani ky aktivitet është ilegal.