zoom

Lajme

DALIN MESAZHET/ “Nëna e Bardhit nuk është e sëmurë, janë kundër lidhjes me Sarën”

Gjendja shëndetësore e nënës së Bardhit është një ndër temat më të diskutuara të ditëve të fundit.

Pasi u bë shkak që Bardhi të ndërpresë rrugëtimin e tij në shtëpinë e Big Brother, sepse u informua se nëna e tij ishte e shtruar në spital prej problemeve me tensionin, u ngritën dyshime mbi vërtetësinë e kësaj, duke nisur nga Sara, duke aluduar se ky ishte skenar për të nxjerrë këngëtarin nga shtëpia.

Kjo ide u përforcua më shumë nga ish-banori i Big Brother, Anaid Kaloti, i cili pak ditë më parë tha me bindje se nëna e Bardhit nuk ka probleme serioze me shëndetin, aq sa të detyronte banorin t’i jepte fund garës.

Ndërsa sot, për ta mbështetur këtë deklaratë, Kaloti ka publikuar në “Instastory” bisedën me një person të afërt me familjen e Bardhit, që pohon se nëna e Bardhit nuk ishte në spital.

Po ashtu, në mesazhe shkruhet se familja e Bardhit është kundër marrëdhënies së tij me Sarën.

“Pardje kanë qenë në festën e 8 Marsit me tezen në Gjermani. Sot paska ardhur në Kosovë. Edhe e sëmurë nuk është, përjashtim tensionin, që e ka gjithmonë, që i vibron kohë pas kohe. Spital nuk ka qenë loqka, por që janë komplet kundër lidhjes me Sarën”, është biseda e publikuar nga Anaid Kaloti.

Ky i fundit shkruan mbi foto: “Sara Gjordeni e vetmja gjë e rëndësishme tani është shëndeti yt, se nona qenka Top”.