zoom

Lajme

Dalin emrat/ Kush do të jenë konkurrentët e Ferma VIP2

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida.

Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka bërë me dije se programi do të nisë së shpejti në ekranin e Vizion Plus megjithëse nuk ka ende një datë zyrtare.

Konkurrentët, të cilët nuk janë bërë akoma publikë zyrtarisht, do të përballen me sfidat e jetës në fermë për 90 ditë ndërsa fituesi do të rrëmbejë çmimin prej 100 mijë eurosh.

Megjithatë, në rrjetet sociale kanë nisur aludimet për emrat e mundshëm që do të jenë pjesmarrës mes të cilëve përmenden Luiz Ejlli, Olsi Bylyku, Big Basta, Rovena Dilo, Erand Sojli si dhe personazhi i njohur në Tik Tok si Andreaaa.

Do të mbetet për tu parë deri në nisje të spektaklit.