Aplikacion
Sepse një konflikt i tillë e bën të çuditshme intervistën edhe përsa i përket përmbajtjes.
Si kandidate për deputete e PD, pyetjet e saj janë paragjykuara, ose në rastin më të keq të diktuara. Nebiaj u përpoq të bënte rolin e prezantueses, pa u influencuar nga roli i politikanes që i është ngarkuar nga PD në këto zgjedhje.
Ajo heshti edhe kur kryeministri Rama akuzoi partinë e saj se e kishte lënë shëndetësinë në gjendje të mjerueshme dhe nëse pandemia do të kishte ndodhur në 2013, pasojat do të kishin qenë më të rënda.
Çdo kandidat tjetër për deputet i PD do ta kishte pyetur së paku se si e ndihmuan koncesionet disa milionë euro shëndetësinë tonë në këto kohë pandemie.
Çdo gazetar, edhe pa qenë kandidat për deputet, do ta kishte pyetur edhe për akuzat e mbrëmshme që erdhën nga kryetari i PD Lulzim Basha se ai po shkelte ligjin duke kërcënuar mjekët e infermierët se do të duhej të largoheshin nga puna nëse nuk votonin PS.
Si gazetare, si vajzë dhe si kandidate për deputete e PD, për të mos e bërë këtë intervistë si një prej më të çuditshmeve të fushatave elektorale në Shqipëri, ajo duhet ta kishte pyetur kryeministrin edhe për sulmet denigruese dhe deri në seksiste ndaj kandidateve femra të PD.
E gjendur në këto rrethana të pazakonta të diktuara nga konflikti i pastër i interesit, Nebiaj u mjaftua për pyetje për Vjosën, derisa i uroi kryeministrit edhe një ditë sa më të mbarë në fushatën që ai po bën duke sulmuar opozitën dhe kandidatët e saj.
“Ditë të mbarë, gjithë të mirat”, ishte epilogu i intervistës. ©Zoom.al
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat